Tetovari bashkë me gruan e therrin me thikë fqinjin!

Dje (14 maj) në ora 15:55 në SVR Tetovë është thirrur 34-vjeçari nga Tetova K.M. i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 34-vjeçari banues në Tetovë, Z.H., përndryshe fqinj i tij, se e ka sulmuar fizikisht rreth orës 15:00 në rrugën “Pitu Guli” në Tetovë.

Sipas raportit, në sulm ka marrë pjesë edhe gruaja e tij, K.M. ka përdorur edhe një send të mprehtë dhe e ka plagosur. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, ndërsa lënda e mprehtë i është gjetur dhe marrë për ekspertizë mjeko-ligjore. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.