Tetovari arrestohet për vjedhje të drurëve në një pyll nën pronësi private

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 52-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje të drurëve në një pyll nën pronësi private.

“Pjesëtaret e policisë e SPB Tetovë, dje (27-mars) rreth orës 10:30 kanë arrestuar 52-vjeçarin L.Z. nga Rogla e Tetovës, nën dyshimin se në zonën e këtij fshati, në lokalitetin “Areonit”, ka kryer vjedhje të
drunjëve në një pyll në pronësi private. Gjatë privimit atij i është konfiskuar një sharrë motorike, një sasi e caktuar druri dhe mjete të tjera të cilat i janë gjetur, të cilat shumë shpejt i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Rasti është duke u zbardhur edhe pas dokumentimit të plotë ndaj personit L.Z. do të përgaditet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovës.