Tetovarët dëbuan Zaevin: S’ka vota për ty në Tetovë (VIDEO)

Zaevin po e braktisin shqiptarët, sidomos ata të Tetovës ,fiks në momentin kur edhe anketat me kundërshtarin politik VMRO-DPMNE-në nuk janë në favorin e tij.

Dëshmi për këtë është një vizitë që kreu i LSDM-së bëri tek tregu i qytetit në Tetovë ndërsa komentet e njerëzve ishin shumë pesimiste për Zaevin. Njëri ndër ta ia tha në sy Zaevit se këtë herë nuk do të kenë vota në Tetovë pavarësisht se Zaev iu arsyetua se ka bërë shumë punë.
” Jam i zgjënjyer dhe nuk mund të përpijë për herë të dytë mashtrimet e një politikani si Zaev që nuk bëri asgjë gjatë qeverisjes së tij” u shpreh një banor i Tetovës.

Disa prej tyre janë të mendimit se kemi mjaftueshëm parti shqiptare dhe kësaj rradhe nuk kemi përse përcaktohemi për një parti maqedonase.