Tetova është gjetur në vendin e parë në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Lista u publikua dje në mbrëmje nga Numbeo Online bazë e të dhënave në lidhje me ndotjen shpenzimet e jetës mbrojtjen shëndetësore krimin dhe trafikun. Lista përpilohet sipas indeksit për mesin e vitit.
– Këto indikacione janë historike dhe publikohen në mënyrë periodike, shpjegojnë nga Numbeo. Indeksi i ndotjes në Tetovë është regjistruar 97.44, ndërsa pas Tetovës në vendin e dytë dhe të tretë janë qytetet si Kabuli në Afganistan dhe Katmandu në Nepal.
Stacioni automatik i monitorimit për cilësinë e ajrit të ambientit në Tetovë i Ministrisë së Mjedisit tregon se vetëm dy nga 24 ditët e nëntorit kanë qenë me ajër të pastër, respektivisht ditë ku janë regjistruar 50 mikrogramë për metër kub të grimcave toksike PM-10.
Gjatë vitit 2020, janë regjistruar 105 ditë në të cilat është tejkaluar kufiri i përqendrimit të grimcave PM10 në ajër.