“Tetova”: Prej sot nuk do të ketë kufizime të ujit për pije

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon qytetarët se prej ditës së sotme nuk do të ketë kufizime në furnizimin e qytetit me ujë.
Nga NPK “Tetova” thonë se kjo vjen si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve të fundit dhe është rritur sasia e ujit.

“Si rezulltat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e Tetovës shënon rritje dhe arrinë në një mesatare prej 370 l/sec, sasi e mjaftueshme për furnizim normal të qytetit me ujë për pije. Prandaj nga dita e sotme, nuk do realizohet restriksion të ujit për pije”, (sic) thonë nga NPK.