Tetova për të dytën ditë me radhë me gjashtë të prekur të rinj nga Kovid-19

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në territorin e gjashtë të komunave të Tetovës sot regjistroi një pasqyrë të ngjashme epidemiologjike sikurse dje duke e pasur parasysh që përsëri i ka gjashtë raste të reja të Kovid-19. Sipas informacioneve të dr. Zorica Zafirovska specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë komuna e Tetovës ka akoma më së shumti pozitivë ndaj virusit.

“Komuna e Tetovës sot ka katër raste të reja ndërsa dy raste pozitive të Kovid-19 janë në vendet e Komunës Jegunoc” deklaroi Zafirovska. Edhe policia e Tetovës në terren po përballet me një intensitet të ngjashëm të mosrespektimit të masave të mbrojtjes nga koronavirusi.

“Gjatë natës së kaluar sipas statistikave për mosmbajtjen e maskave ​​mbrojtëse 62 personave u janë lëshuar urdhërpagesa kundërvajtëse në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Dje ka pasur 63 gjoba të tilla” informojnë nga SPB Tetovë. Gjithsej 243 persona janë kontrolluar nëse e respektojnë masën e izolimit në shtëpi në përputhje me vendimin e Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Asnjë parregullsi nuk u gjet në lidhje me respektimin e vendimeve.