Tetova nuk planifikohen masa restriktive

Nuk do të ketë masa të veçanta të izolimit apo karantinë në Tetovë, edhe pse ka një shtim të lehtë të rasteve të reja dhe kalster të ri. Këtë e deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipiçe, sipas të cilit rastet e reja do të trajtohen në mënyrë standarde me izolime dhe anketa për kontaktet.

“Tani për tani nuk mendojmë për masa rajonale dhe aty ku ka raste, edhe aty ku nuk ka raste, insistojmë që të realizohet vaksinimi dhe tani për tani aty është përqendruar fokusi ynë. Për rastet konkrete do të kemi masa standarde të masave me anketa me izolime dhe veç se më ka dhe do të vazhdohet me princip të njëjtë”, deklaroi Filipçe.

Por edhe pse nga ministria thonë se numri i të infektuarve është duke u rritur në Tetovë, në Spitalin Klinik të Tetovës tani për tani nuk ka asnjë pacient të shtruar. Numri i atyre që kërkojnë ndihmë për shkak të simptomave të lehta është nga 3 deri në 5 pacientë.

“Për momentin që Qendrën Klinike në Tetovë nuk ka asnjë pacientë të shtruar, ndërkohë kemi vetëm kontrolle rutinë të pacientëve me pasqyrë të letë të infeksioneve, nga 3 deri në 5 pacientë kemi në ditë, që u jepet tepria e nevojshme dhe lëshohen në shtëpi”, tha Artan Etemi, drejtor ekonomik në SPK Tetovë.