Tetova në fazën e rrez*ikshmërisë së lartë! Subasiq: Për një javë janë infektuar 205 persona

Vetëm për një javë janë shënuar 205 raste të reja të të infektuarve me Covid 19 në Tetovë. Kjo tregon se vetëm javën që lamë pas Tetova ka dyfishuar numrin e të infektuarve, në krahasim me periudhën paraprake. Suzana Subasiq nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë thotë se të infektuarit janë mbi moshën 30 vjeçare, ndërsa shumica prej tyre kanë simptoma dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Qyteti dhe rajoni i Tetovës është në fazën e rrez*ikshmërisë së lartë, në fazën e transmetimit të shpejtë. Javën e kaluar numri i të infektuarve u dyfishua dy herë më shumë se në periudhën e njëjtë dhe në rajonin e Tetovës javën që lamë pas janë regjistruar 205 raste të personave të infektuar”, tha Suzana Subasiq nga QSHP – Tetovë.
Sipas Subasiqit rastet më të mëdha janë të përhapjes së virusit në familje dhe kjo tregon se masat nuk respektohen. Sipas mjekëve, numri më i madh i rasteve është si pasojë e fshehjes së kontakteve dhe familjarëve që të mos shkojnë në izolim.