Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, që në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme. Deri në orën 12:00, sot, ka për 39 për qind ulje të numrit të ngjarjeve në krahasim me zgjedhjet në korrik të vitit 2020.
Përveç ngjarjeve për të cilat më parë informoi MPB, është regjistruar se në orën 13:15 në SPB Tetovë ishte denoncuar se ishte shkelur rendi dhe qetësia me një zënkë fizike ndërmjet dy personave në oborrin e shkollës fillore “Liria” në fshatin e Gostivarit Raçan, ndërsa në atë objekt ishte vendvotimi numër 528. Nga MPB informuan se të dy personat janë identifikuar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Pas denoncimit të pranuar se persona të panjohur me dy automjete po bëjnë ryshfet për zgjedhje në Fushë Tophanë dhe Shuto Orizarë, nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë në Shuto Orizarë në rrugën ‘H.J.Shishkov’ kanë bërë kontroll në automjetin ‘ford’, i drejtuar nga I.H. (45). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në orën 11:55 në SPB Shkup, D.Z. ka den*oncuar se në shkollën fillore në Dobri Doll, komuna Sopishtë, O.C. dhe S.N. pas shkollës kanë agjituar dhe bërë presion ndaj votuesve. Sipas denoncimit, më parë O.C. ishte larguar na vendi nga nëpunësi i policisë i cili e siguron vendvotimin. po punohet në zbardhjen e rastit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.3
Në SPB Shkup, L.J. ka de*noncuar se në vendvotimin në shkollën fillore “Goce Dellçev”, L.A. qëndron në vendvotim dhe bën pr*esion ndaj votuesve. Nëpunës të policisë, thuhet në kumtesë, kanë dalë në vend dhe L.A. është thirr në stacionin e policisë për zbardhjen e rastit.
Në DPB Koçan, një anëtar i këshillit zgjedhor nga vendvotimi nr.0883 në fshatin Terancë, komuna Çeshinovë – Obleshevë, ka denoncuar se në vendvotim ka ardhur G.K. dhe me dokumente të rreme ishte prezantuar se është përfaqësues i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Në orën 12:05 në DPB Kavadar, kryetari i këshillit zgjedhor në vendvotimin 0661 në shkollën fillore “Kiro Spanxhov” në Kavadar ka den*oncuar se një person me telefon ka xhiruar hapësirën ku bëhet votimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Rreth orës 11 në SPB Kumanovë, M.P. ka den*oncuar se në afërsi të vendvotimeve në rrugën ‘Pançe peshev’, në sheshin e qytetit në Kumanovë dhe në rrugën ‘Tode Mendol’ ka pasur shtab të hapur të një partie politike me pllakate të ngjitura të një kandidati për kryetar, bilbord i vendosur dhe pllakate të ngjitura të partive politike. Po punohet në zbardhjen e rastit”, bëjnë të ditur nga MPB.
Në SPB Shkup, kryetari i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2.801 ka denoncuar se në vendvotim D.S. ka pasur shumë fletë nga parti të ndryshme politike. D.S. është arr*estuar dhe kundër tij do të ngrihet padi adekuate.
“Në orën 10:50 në Departamentin e Policisë Zajaz – SPB Ohër, kryetari i këshillit zgjedhor në vendvotimin nr.0823 në fshatin Bukojçan ka den*oncuar se një person që ka votuar e ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.