Tetova është shndërruar në vatër të re të koronavirusit

Tetova është shëndruar në vatër të re të koronavirusit. Katër ditët e fundit gjysma e të infektuarve janë nga Tetova. Edhe sot më shumë se gjysma e të infektuarve u regjistruan në Tetovë. Nga 197 raste aktive sa jënë gjithsej në vend, 65 janë në Tetovë, ndërsa 66 janë në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 21 raste të reja të covid-19, nga 3,227 teste. 11 raste të reja janë regjistruar në Tetovë, nga 3 në Shkup dhe Kumanovë, 2 në Strugë dhe nga n jë rast në Gostivar dhe Shtip. U regjistruan 7 pacientë të shëruar dhe nuk pati vdekje si rezultat i covid-19.

Përveç Shkupit dhe Tetovës që kanë nga mbi 60 të infektuar me Koronavirus në Kumanovë dhe Kërçovë ka nga 12 raste aktive, në Ohër 11. Ndërkaq në 21 komuna nuk ka asnjë rast të infektuar nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,823, numri i pacientëve të shëruar është 150,139, numri i vdekjeve është 5,487 dhe numri i rasteve aktive është 197.