Tetova bëhet me transport publik urban, sot vijnë 5 autobusa

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot do të marrë pjesë në pranim-dorëzimin e autobusëve të siguruar për transportin publik urban të komunës.

Me këtë, Komuna e Tetovës do të pajiset me transport publik, i cili do të zhvillohet në tre ruta me të cilat do të mbulohet i tërë territori i Tetovës, paralajmëroi Ministria e Financave. Autobusët janë siguruar përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, të cilin e zbaton Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore.

Përmes këtij projekti investohet në investime kapitale në komunë, me qëllim që të përmirësohen shërbimet të cilat i ofrojnë ata dhe në atë mënyrë të përmirësohet jeta e qytetarë të cilët jetojnë në të.

Investohet në rrugë lokale, ujësjellës, shkolla, kopshte, efikasitet energjetik, mekanizim dhe makina – përkatësisht gjithçka që kontribuon për shërbimet komunale.