Tetë raste të reja të të infe*ktuarve me COVID-19 në Kumanovë

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, në 24 orët e fundit, ka regjistruar tetë raste të reja të të infe*ktuarve me COVI-19, kumtuan sot, autoritetet nga institucioni shëndetësor publik.

“Të infekt*uarit janë nga Kumanova nga klastere tashmë të njohura”, tha mjeku Arif Latifi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë.

Janë kryer gjithsej 37 testime, prej të cilave 16 sipas “Termini Im”, ndërsa 21 sipas indik*acioneve epidem*iologjike.

Që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në territorin e Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë, me COVID-19 janë diag*nostikuar 818 persona, prej të cilëve aktualisht aktivë janë 179 raste.