Tetë policë të lënduar në vetaksidentin me autoblindë në Zveçan

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar sonte rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Të lënduar nga ky rast janë tetë zyrtarë policorë, dhe po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Poashtu, është raportuar se qarkullimi i automjeteve në zonën ku ndodhi vetaksidenti është duke u zhvilluar në një korsi.