Tetë persona mbeten të plagosur nga një aksident ku është përfshirë edhe një veturë e MPB-së

Dje në orën 17:40 është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të mjetit motorik të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.B.(62) nga fshati Haraçinë-Shkup dhe automjetit “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së me vozitës nga O.S. (43) nga fshati Obllavcë të Kumanovës në rrugën rajonale Kumanovë-vendkaliminkufitar Bellanocë atar i fshatit Bellanocë.

Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit të MPB-së O.S. por edhe drejtuesi i Mercedesit A.B. Përveç këtyre dyve, kanë mbetur të plagosur edhe tre policë që kanë qenë lasagjer në “dacia” dhe tre pasagjere të tjera nga automjeti tjetër.Pa Censurë