Tetë luanë në një kopsht zoologjik infektohen me Covid-19

Tetë luanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në një kopsht zoologjik në Indi, dhe besohet se janë rastet e para të këtij lloji në vend.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik raportuan se kishin vendosur të testojnë luanët aziatikë për koronavirus, pasi veterinarët kishin vërejtur se ata kanë simptoma, duke përfshirë humbjen e apetitit dhe kollin.

Katër meshkuj dhe katër femra luanë, nga 12 sa janë në total, janë infektuar.
Gjithashtu është njoftuar se, megjithatë, luanët janë në gjendje të mirë shëndetësore.