Tetë gorilla rezultojnë pozitiv në testin e COVID-19, u infektuan nga punonjësit e kopshtit zoologjik në San Diego

Disa gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos janë infektuar me coronavirus dhe besohet të jenë rastet e para të infektimit me COVID-19 në mesin e kafshëve të këtij kopshti.
Drejtoresha e parkut zoologjik, Lisa Petterson, ka thënë se tetë gorilla që jetojnë së bashku brenda parkut janë infektuar, kurse tek disa është vërejtur kollitje, transmeton Telegrafi.

Besohet se gorillat janë infektuar nga punonjësit e kopshtit zoologjik, të cilët kishin rezultuar pozitiv por që janë cilësuar si raste asimptomatike.

Veterinerët me kujdes janë duke përcjellë gjendjen e gorillave që janë mbyllur në kafaze, e disa kafshë tjerë më herët ishin raportuar se janë infektuar me COVID-19 siç ishte rasti i tigrave.
“Janë kafshë të egra të cilat i kanë të gjitha mekanizmat mbrojtës dhe shërohen ndryshe nga ne. Fokus i yni mbetet t’i shërojmë dhe ushqejmë”, ka shtuar drejtoresha e kopshtit zoologjik.