Testohet i dyshuari me linë e majmunëve, rezultatet deri në fund të ditës

Pesë ditë pas dyshimeve që një person nga Kërçova ka simptome të lisë së majmunëve, autoritetet shëndetësore sot arritën ta bindin për marrjen e shtrishos për testim. Sipas Komisionit për Sëmundje Infektive, tamponi do analizohet sot në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, për të vërtetuar nëse 43 vjeçari i kthyer nga Austria është apo jo i infektuar me virusin e Lisë së Majmunëve.

“Komisioni për Sëmundje Infektive njofton se Qendra e Shëndetit Publik-Manastir tashmë ka marrë mostër për analizë nga pacienti nga Kërçova për të cilin është rekomanduar testimi. Menjëherë pas përpunimit të tamponit të marrë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, publiku do të informohet për rezultatin e shtrishos të marrë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë thanë se akoma nuk ka të raportuar me virusin e lisë së majmunit as të kafshët shtëpiake. Rreziku i bartjes së virusit nga kafshët tek njeriu ekziston nga kontaktet e afërta fizike, siç janë mbajtja brenda e kafshëve shtëpiake të prekura ose kafshimi nga kafshët e egra që mund të bartin një virus të tillë. Nga Agjencia thonë se virusi mund të bartet edhe nga mos pjekja e duhur e mishit të kontaminuar të përdorur për ushqim të njerëzve.

“Nuk ka tek kafshët shtëpiake deri më tani raste të tilla të evidentuara. Më tej gjithçka që ka të bëj me Linë e majmunëve, mund të drejtoheni tek Ministria e Shëndetësisë sepse ajo është një sëmundje që siç e dimë paraqitet tek njerëzit përmes një mënyre specifike të bartjes së infeksionit dhe të shohim nëse do të vërtetohet tek ne ndonjë rast i tillë”, tha Nikollçe Babovski, Drejtor i Agjencisë Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kujtojmë se testimi për pacientin e dytë të dyshimtë me Linë e Majmunëve, rezultoi negativ, informojnë nga Klinika Infektive në Shkup. Pacienti me simptoma të shenjave në lëkurë dhe ethe ishte emigrant nga Siria, i cili u gjet në aksidentin e trafikut që ndodhi në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapija dy ditë më parë. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se nuk ka vend për panik nga që Lia e Majmunëve nuk transmetohet lehtë./Alsat.mk