Testohet autobusi elektrik pa drejtues

Në Turqi po testohet një autobus elektrik, i cili funksionon pa drejtues.
Ndërkohë që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në takimin e kabinetit shkoi me Atak Electric, autobusin e parë elektrik në botë të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq.

Erdogan postoi nga llogaria e tij në Twitter pamjet gjatë testimit të autobusit elektrik që zhvilluan në rezidencën presidenciale në Ankara.
“Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë, i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq”, tha Erdogan.

Po ashtu, sipas përshkrimit të një videoje, me baterinë 220 kWh të karikuar, autobusi mund të përshkojë distancën 300 km.
Autobusi është 8 metra i gjatë dhe me kapacitet prej mbi 50 udhëtarë.
Autobusi është shitur deri tani në dy vende, SHBA dhe Rumani.