Pritshmëritë dhe synimi kanë përmirësimin e imazhit të Maqedonisë në testimet e karakterit ndërkombëtarë sikurse dhe braktisja e pozitave të fundit në listën e rangimit për PISA 2018, për rezultatet që do të publikohet vitin e ardhshëm
Nxënësit e shkollave të mesme janë përfshirë të hënën në testimet ndërkombëtare PISA të cilat i organizon OCDE-ja, me kërkesë paraprake të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH), shkruan gazeta KOHA. Kjo është hera e tretë që nxënësit tanë bëhen pjesë e këtyre testimeve, pas pjesëmarrjes së vitin 2000 dhe më vonë në vitin 2015, ku nxënësit nga Maqedonia dolën me rezultate shumë të dobëta sa i takon shkathtësive për një leximi me kuptim, matematikës logjike dhe njohurive nga shkencat natyrore.
Pritshmëritë dhe synimi i MASH-it është përmirësim i imazhit të Maqedonisë në testimet e karakterit ndërkombëtarë sikurse është PISA 2018 dhe, me këtë braktisja e pozitave të fundit në listën e rangimit e cila do të publikohet vitin e ardhshëm.
Në frymë të këtyre përpjekjeve, është punuar që të motivohen nxënësit dhe ta marrin seriozisht çështjen e testimit, respektivisht të mos e braktisin testimin por të qëndrojnë deri në fund dhe tu përgjigjen të gjitha pyetjeve të testit. I përfshirë në këtë proces mjaft të rëndësishëm ka qenë edhe Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ku sipas një përzgjedhje të rastësishme paraprake ishte caktuar që të testohen 70 nxënës, të lindur në vitin 2002. Mosha 15 vjeçare e nxënësve që marrin ojesë në testim është kriteri i përbashkët për gjithë nxënësit që testohen në nivel botëror, ashtu edhe i 5500 nxënës nga Maqedonia që këtë vit bëhen pjesë e testimeve PISA 2018 e që janë kryesisht nxënës në vitin e parë të shkollës së mesme.
Faruk Zeqiri, drejtor i ZLM-së, thotë se pjesëmarrja e nxënësve të këtij gjimnazi në tesim ishte masive. “Nga 70 nxënës që ishin caktuar të testohen për PISA 2018 munguan vetëm 4 nxënës, të cilët në ndërkohë kanë ndryshuar shkollën pra nuk janë më nxënës të ZLM-së. Gjithë të tjetër erdhën në kohë dhe testimi rrodhi sipas dinamikës së paraparë”, shprehet Zeqiri. Ai, tregon gjithashtu se motivimi i nxënësve ka qenë maksimal. Sipas udhëzimeve të MASH-it, është punuar me nxënësit që ti motivojmë dhe vetëdijësojmë për rëndësinë që kanë rezultatet e këtij testimi, plotëson më tej drejtori. “Asnjë test nuk është kthyer i pa plotësuar. Nxënësit kanë qëndruar deri në fund dhe sikurse u informuam nga tetstatorët e shkolis dhe vëzhguesit e MASH-it, nxënësit kanë qenë të impenjuar gjatë kohës së testimit”, vëren Zeqiri.
Matja e njohurive bazike të nxënësve, që bëhet përmes testeve të standardizuara ngërthejnë pyetje nga gjuha amtare, matematika dhe shkencat natyrore, të njohura si testimet PISA. Testimi zgajt 3 orë dhe i gjithë procesi ndiqet nga dy testatorë, të cilët janë zakonisht profesorë të shkollës dhe një vëzhgues i jashtëm i cili përfaqëson Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA). Në Byro, paraprakisht është themeluar një qendër përkatëse për koordinimin e gjithë procesit të testimeve ndërkombëtare PISA në Maqedoni dhe ku përfshihen punët përgatitore, realizimi i testimit, komunikimi me qendrën e testimeve PISA 2018, dërgimin e rezultateve, pranimin e ranglistave dhe analizat që pasojnë pas publikimit të rezultateve. Testimi i fundit në ët cilën ka marë oejsë Maqedonia është ai i vitit 2015. Rezultate e publikuara një vit më vonë na zbritën në vendin e 69 për lexim dhe shkencë dhe në vendin e 68 për matematikë, në mesin e 72 vendeve pjesëmarrëse. Kështu, nga 493 pikë sa ishte mesatarja e nxënësve nga të gjitha shteteve pjesëmarrëse në shkencë, nxënësit nga Maqedonia arritën të fitojnë 384 pikë. Në lexim nga 493 pikë e mesatares së arritur në nivel të përgjithshëm, nxënësit tanë fituan 352 pikë, ndërsa në matematikë nga mesatarja 490 pikë fituan 371 pikë. Këta rezultate për testimet e vitit 2015 e radhitën Maqedoninë në një grup me Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Domenikane.