Testi te Sistina i doli negativ, pas tre ditëve ndërroi jetë pacienti nga Kumanova nga Koronavirus

Kumanovari 41 vjeçar me iniciale R.Z. është kufoma e dytë nga ky qytet që ndërroi jetë nga virusi COVID-19 më 30 mars.

Dhjetë ditë para se të ndërrojë jetë ai ka kërkuar tëtestohet nga Koronavirusi, pasi ka dyshuar që i janë paarqitur disa simptome. Mirëpo në bazë të kontrollit dhe intervistës së zhvilluar te mjeku amë, ai nuk ka hy në grupin e pacientëve të rrezikuar që duhet të testohen. Ka bë edhe një kontroll tjetër te mjeku amë, ku ka thënë se ka harruar t’i tregojë se para 10 ditëve është takuar me motrën e ardhur nga Franca bashkë me nënën e tij dhe se nëna ka pasur kollitje të lehta.

Pas kësaj ai më 27 mars ka bë testin e Koronavirusit tek spitali Acibadem Sistina, shkruan IRL. Në mbrëmje i është paraqitur mjekut amë në ambulancën “Dr. Gjoshe”.

“Dokotor, mos u bën merak, sot e bëra testin te Sistina dhe më doli negativ”, i ka thënë R.Z. mjekut në telefon, transmeton Gazeta Lajm. Mirëpo më 29 mars gjendja i është përkeqësuar dhe urgjentisht është dërguar në spital, ku më 30 mars ka ndërruar jetë. Ai ka qenë baba i dy fëmijëve dhe ka vuajtur nga mbipesha. Si pronar i një tezge në tregun e Kumanovës, ai ka qenë shtylla ekonomike e fmalijes katëranëtarëshe, shkruan IRL.

Sot mediat kanë raportuar se Inspeksioni është futur në spitalin Acibadem Sistina për kontrolle, shkaku i testeve për virusin COVID-19.