Testi PCR në kufi ka ulur dukshëm numrin e personave që hyjnë në Maqedoni

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që shtetasve të Kosovës, Serbisë Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi t’u kërkohet test PCR nëse duan të vizitojnë vendin tonë ka ndikuar dukshëm në uljen e fluksit. Disa nga vizitorët këtë vendim e quajnë të drejtë, megjithatë disa të tjetër e vlerësojnë si të padrejtë”.

Gjatë dy ditëve të fundit dhjetëra vetura janë kthyer mbrapsht në pikë kalimin kufitar në Bllacë. Numri i qytetarëve të painformuar ishte i lartë, disa madje kishin bërë testin e gabuar. “Kjo është normale dhe është gjë e mirë. Unë kështu mendoj, se çdo qytetarë që hy në territor të huaj duhet të ketë test. Unë kam test. Më ka kushtuar rreth 1250 denar“.

Pas 10 minutash, ky shtetas i Serbisë, ndërroi mendim. “Çfarë ndodhi? Thanë se duhet të kem test nga pështyma. Ata nuk janë normal. Ky test është bërë nga gj*aku”.

Disa të tjerë përgjigjen për testin e tyre e kishin në forme elektronike, ndërsa në pikë kalimin kufitar pranohet vetëm testi origjinal. “Unë e kam në telefon përgjigjen e testit, Instituti ma ka dërguar ne e-mail, por nuk po ma pranojnë”.

“U kthyem sepse po kërkojnë që të kemi testet, por ne jemi informuar përmes ambasadës së Kosovës në Shkup, se kemi të drejtë të tranzitojmë”. “Nuk mendoj se është vendim i drejtë, kur Kosova nuk ia ka kërkuar këtë Maqedonisë“. “Nuk është gjë e keqe që kërkohet testi. Kjo është për sigurinë tonë, me siguri”.

Policia kufitare ka ndaluar dy persona të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes testeve të fa*lsifikuara PCR.