Teste të shpejta të koronavirusit prej nesër në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

Testimi i koronavirusit me analiza të shpejta të antigjenit prej nesër do të kryhet në pesë institucione shëndetësore në vend. Testimi do të realizohet në qendrat shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe në spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Punonjësit e laboratorëve nga këto institucione, siç theksohet, javën e kaluar u trajnuan në Shkup dhe gjatë javës do të vazhdojnë trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin, në mënyrë që testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve amë sa më shpejt të jetë e mundur në territorin e gjithë vendit.
Vetëm mjeku amë mund të përcaktojë test të shpejtë nëse pacienti përmbush algoritmin, pra ka simptoma të virusit Kovid-19, për jo më shumë se pesë ditë. Algoritmi për testimin e shpejtë është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjeku amë, pasi ka marrë historikun mjekësor të pacientit, vendos nëse do të testohet me testim PCR apo antigjen- test të shpejtë.

Javën e kaluar në Qendrën Shëndetësore Shkup në gjashtë pikat në poliklinikat në Çair, Çento, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, “Mlin Ballkan” dhe “Jane Sandanski” u kryen 1.138 teste nga të cilat 398 ishin pozitivë, thuhet në kumtesë.