Teste falas për hepatitin C dhe HIV-in


Në ditën ndërkombëtare kundër hepatitit në Shkup u organizua testim falas dhe anonim për hepatitin B dhe C dhe HIV/SIDA-n. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce paralajmëroi terapi të re deri në fund të vitit për personat e prekur, pasi sipas tij terapia aktuale nuk jep rezultatet e dëshiruara.

Ne në Ministrinë e Shëndetësisë po punojmë në formimin e strategjisë kombëtare në bazë të së cilës përpunohet plani aksionar për hapat e ardhshëm në luftën kundër kësaj sëmundje. 2:01 Tanimë kemi siguruar fonde që terapinë e re kundër hepatitit C, ta sjellim në klinikat tona. Kah fundi i vitit do ta aplikojmë këtë terapi dhe gradualisht do të largohemi nga terapia e vjetër e cila për vite me radhë ishte prezentë në institucionet tona dhe për fat të keq nuk jep më efekt siç jep terapia e re – deklaroi Venko Filipce.

Përfaqësues të Qendrës “Hepar” i bënë thirrje mjekëve që të kenë më shumë kujdes dhe të paralajmërojnë pacientët e tyre për rreziqet nga Hepatiti B dhe C.

Kërkojmë që sa më shpejtë të zbatohet terapia e re sepse për momentin kemi një numër të caktuar të pacientëve të cilët janë në rrezik. Gjithashtu krahas hepatiti C, terapi të re ka nevojë edhe për hepatitin B. Terapi e re e cila nuk është shumë e re dhe nuk është e shtrenjtë dhe mendoj se mund ta kemi – tha Milan Mishkoviç, Qendra “Hepar”

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia radhitet në vendet me 1 për qind të popullsisë që janë të prekur nga Hepatiti B dhe C. Statistikat në nivel global tregojnë se 80 për qind nga të infektuarit me hepatit kronik B dhe C nëse nuk marrin terapi në kohë, ata përfundojnë me kancer në mëlçi dhe sëmundje të tjera malinje.