Teslas i dështon makina anti-plumb gjatë prezantimit live dhe … (VIDEO)


Tesla zbuloi makinën e tyre të ardhshme futuristike në një ngjarje promovuese në Los Angeles, por kur erdhi momenti të tregojë qëndrueshmërinë e automjetit, gjërat nuk shkuan siç duhej.

Drejtori i Përgjithshëm, Elon Musk, pretendoi se makina ishte “antiplumb” kundër një armë zjarri 9 mm. Por kur ai i tha dizajnerit kryesor të Teslas të hedhë një top metalik në njërën prej dritareve të blinduara, qelqi u thye dy herë.

“Oh f **—— God”, tha Musk kur ndodhi për herë të parë. “Epo, ndoshta kjo ishte gjuajte më e rëndë.”

Drejtuesi i dizajnit Franz Von Holzhausen i dha një tjetër goditje, kësaj here me një dritare tjetër. Përsëri, topi goditi xhamin mjaft keq.