‘Tesla’ me pilot automatik, shtyp kalimtarët në Paris, 9 të lënduar


Një veturë elektrike “Tesla” që udhëtonte si taksi e drejtuar nga piloti automatik, papritur “është çmendur” duke shtuar shpejtësinë e shkaktuar kaos në “13 Arrondissement” në qendër të Parisit.

Automjeti Tesla 3 ishte në shërbim si taksi kur në mënyrë të pashpjegueshme ka shtuar gazin dhe nuk reagonte ndaj komandave të shoferit të saj.

Taksisti që drejtonte mjetin robot-inteligjent nuk arriti ta ndalonte dhe goditi fillimisht një çiklist dhe dy kalimtarë.

Më pas vetura rrëzoi një shtyllë semafori dhe u përplas me shpejtësi me një mbajtëse të mbushur me shishe qelqi që shpërtheu duke plagosur shumë persona në zonën e frekuentuar.

Mjeti tmerrues vazhdoi përsëri rrugën e tij duke u përplasur me një furgon. Ende nuk ka asnjë shpjegim nga qendra apo programuesit e mjetit, por kjo nuk është hera e parë që “autopiloti” i Tesla shkakton aksidente të rënda.

Në disa raste bateria e mjetit ka shpërthyer në flakë.

Ky është dhe motivi që kompania franceze e taksive G7 kishte ndërprerë para disa kohësh shërbimet me Tesla dhe tani po e bën përsëri/TopChannel/.