Tesla hap fabrikën e parë evropiane në Gjermani

Fabrika e katërt e Teslas dhe e para në Evropë u hap ditën e sotme nga shefi i kompanisë Elon Musk. Objektivi u arrit dy vjet e gjysmë më vonë pasi Tesla kishte planifikuar të ndërtojë një fabrikë e cila do të ishte pak kilometra larg kryeqytetit gjerman Berlin.

Fabrika është quajtur Giga Berlin-Brandenburg. Si pjesë e ceremonisë së hapjes, Tesla dërgoi te konsumatorët 30 veturat e para Model Y. Këto modele ishin konfigurime përformance me një distancë prej 514 kilometra dhe çmimi prej 64 mijë euro.

Tesla mori aprovimin për të filluar prodhimin në fabrikë në fillim të muajit. Çdo vit kjo fabrikë do të prodhojë 500 mijë vetura. Kompania kishte planifikuar që të fillonte prodhimin në këtë fabrikë në verën e vitit 2021, por kombini i pandemisë dhe shqetësimet mjedisore shtynë hapjen. Në gjysmën e parë të 2022-s, Tesla shpreson të prodhojë 30 mijë vetura.