Tërnava: Lu*fta e UÇK-së do të mbetet e shenjtë, myslimanë e katolikë ishim bashkë për një komb

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë.

Në fjalimin që e bëri në Kuvendin e BIK-ut, Tërnava tha se myslimanë e katolikë ishin bërë bashk për një komb. Ai thotë se kanë luftuar të gjithë pa dallim feje a province.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi në aktakuzën e konfirmuar të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, prokurorët i kanë ndarë shqiptarët në myslimanë e katolikë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet e shenjtë. Luf tën për çlirimin e vendit nuk mund ta mohojë askush, mund të dënohen individ me apo pa arsyeje, por assesi të nëpërkëmbet lufta e UCK-së. U munduan që më rastin e këtij gjykimi të na ndajnë në të krishterë e myslimanë, mirëpo ato janë të qëllimta që të bëjnë ndarje tek shqiptarët, ne e dimë se jemi një komb, kemi luf tuar të gjithë së bashku pa dallim feje e province, kemi luftuar vetëm që sot të jemi të lirë”, tha Myftiu Tërnava.