Tërmeti tragjik/ Rama: Thellësisht i pikëlluar, një mision shpëtimi do niset sot drejt Turqisë

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra persona.

Ai ka shprehur ngushëllimet për personat që humbën jetën dhe njofton se një grup shpëtimi po niset drejt Turqisë për t’i ardhur në ndihme ekipeve të kërkim-shpëtimit atje, në mënyrë që të mund të shpëtohen apo gjenden trupat e mbetura nën rrënoja.