Holanda ka zbuluar shifrën që do t’i dhurojë Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok shkruan se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve.
“Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milionë € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve.
Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë”, tha Blok.