Tërmeti sonte ishte 4.5 ballë, korrigjohet QSEM

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare korrigjoi informacionin rreth tërmetit të mbrëmjes së sotme në Maqedoni. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara, tërmeti kishte një madhësi prej 4.5 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Liqenit të Mavrovës me një thellësi prej 2 kilometra.
Siç u raportua edhe më herët tërmeti më së shumëti është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë.