Tërmeti shkatërrimtar, adoleshenët u gjetën të përqafuar nën rrënoja


Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur dje zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris, 17 vjeç dhe Claire, 15 vjeçe, të cilët i zuri poshtë muri i një ndërtese që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që god&iti dje detin Egje, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi.
Ata i zuri muri, teksa kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë tjetër. Por fati duket se u tregua mizor me dy të rinjtë. U ndodhën në vendin e gabuar, në kohë të gabuar.
Tërmeti që lëkundi ndërtesat dhe shembi muret e njërës prej tyre, i zuri poshtë.
Në kohën e tërmetit, studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë, djali nën rrënoja dhe vajza pak orë më vonë në spital.

Babai i Arisit është shprehur se ka kuptuar që diçka nuk shkonte kur ka telefonuar të birin pas tërmetit dhe ai nuk është përgjigjur. “Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar nga kjo botë. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, – kanë qenë fjalët prekëse të babait të 17 vjeçarit.

Gjithashtu, përmes një shkrimi në Facebook, i ati i djalit i preku të gjithë:
“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frym për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”.
Po aq e shokuar ka mbetur edhe familja e 15 vjeçares, pasi Claire lu*ftoi me jetën për pak orë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve fatkeqësisht nuk ia doli dot