Një tërmet i lehtë goditi Shkupin sonte, me një magnitudë prej 2.9 shkallësh dhe me epiqendër rreth 15 kilometra në lindje të kryeqytetit. Ky është i dyti tërmet i ngjashëm që ndodh në ditët e fundit, por deri tani nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme.