Tërmeti në Turqi/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur turke bashkë me të bijën


Teksa tërmeti tragjik që ka prekur Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar mijëra viktima mësohet se ndër njerëzit që kanë humbur jetën janë edhe aktoret turke, nënë e bijë Emel Atıcı dhe vajza e saj Püryan Atıcı.

Ato janë bërë të njohura në serialin, Bir Zamanlar Çukurova, i cili mbahet mend si një projekt mjaft i suksesshëm që u shit jashtë vendit falë këtyre aktoreve.

Trupi i aktores Emel Atıcı është gjetur i pajetë në rrënojat e ndërtesës ku ajo jetonte pranë vajzës së saj, Püryan Atici, siç ka konfirmuar edhe producenti i serialit.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Aıcı, aktores së serialit tonë televiziv Bir Zamanlar Çukurova, në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Urojmë mëshirën e Zotit për Emel Aıcı-n dhe vajzën e saj të dashur. Ngushëllimet tona për familjet që humbën të dashurit e tyre në tërmet”-ka shkruar producenti.