Tërmeti në Turqi/ Dy studentë nga Maqedonia janë lënduar si pasojë e goditjeve

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka njoftuar se nëpërmjet ambasadës së saj në Ankara dhe konsullatës së përgjithshme në Stamboll, e ndjek me kujdes situatën në juglindje të Turqisë pas tërmetit të fuqishëm mëngjesin e sotëm.
Nga MPJ thonë se informacionet në terren tregojnë se bëhet fjalë për një tërmet jashtëzakonisht të fuqishëm me pasoja të mëdha dhe se nëntë qytetarë të Maqedonisë së Veriut ndodhen në rajonin e kërcënuar nga tërmeti.

Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: njëri ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është duke u mjekuar nga personeli mjekësor – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjëri nga nxënësit apo mësuesit nuk janë në rrezik.

Sipas udhëzimeve të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të dhënë informacion dhe prezencë direkt në terren në zonat më të rrezikuara. për ndërhyrje të mundshme shtesë.
“Ambasadat tona dhanë informacion dhe kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e kërcënuar. Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: njëri ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është duke u mjekuar nga personeli mjekësor – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjëri nga nxënësit apo mësuesit nuk janë në rrezik. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732”, thonë nga MPJ Maqedoni.