Tërmeti në Kroaci/ Shqiptari që jeton në një zonat më të prekura ka vendosur të shpërndajë bukë për qytetarët

Në një lidhje direkte nga Kroacia, për emisionin “Shqipëria live”, Alban Morina tregon pse vendosi të prodhojë bukë për qytetarët e prekur nga tërmeti.
Kroacia u godit nga një tërmet i shkallës rihter 6.3. Shumë shtetas kanë mbetur pa shtëpi.

I riu nga Hasi zotëron një rrjet furrash buke dhe këto ditë vendosë të shpërndajë falas për të gjithë ata që kanë nevojë. “Kam marrë shumë telefonata, këtu rreth 60% e shtëpive janë prishur banorët janë në vështirësi”. Ai shton se në Petrinja ka mungesë të ujit dhe energjisë elektrike duke ia vështirësuar më shumë punën.

Albani kujton tërmetin e një viti më parë në Shqipëri dhe thotë se situata në Kroaci është e ngjashme, “ka kaos në menaxhimin e situatës dhe shpërndarjen e ndihmave”.
Sipas tij lëkundjet e herëpashershme vazhdojnë, madje edhe gjatë momentit të intervistës toka po dridhej.