Tërmeti me magnitudë 7.8 godet Turqinë dhe Sirinë/ Mbi 1300 viktima, moti vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit, duke shkaktuar qindra viktima.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.