Tërmeti i fuqishëm lëkund Durrësin

Një tërmet me magnitudë prej 3.8 shkallësh, është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri.

Mediat në Tiranë raportojnë se epiqendra ishte 28 kilometra në veri të Durrësit, në një thellësi prej dy kilometrash.

Deri më tash nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale. Lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë. Në fakt, Durrësi me rrethinë ishte goditur nga një seri tërmetesh të forta në nëntor të vitit 2019, duke shkaktuar mbi 50 viktima dhe dëmtimin e qindra shtëpive e objekte tjera të banimit.