Tërmeti i fortë në Pukë/ U dëmtuan edhe disa pallate

Një tërmet i fortë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës. Sipas të dhënave mësohet se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në thellësi 2 kilometër.

Bashkia e Pukës në një njoftim për mediat njofton se janë konstatuar dëme te disa pallate te Lagjia e Muzeut dhe ‘5 pallatet’, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.
Po ashtu plasaritje dhe rënie suvaje ka dhe në spitalin e qytetit. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka lëndime të qytetarëve.