Tërmeti, Ambasada e Kosovës në Turqi ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Izmir


Pas tërmetit që goditi sot Turqinë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në rajonin e Izmirit. Përmes një postimi në faqen zyrtare Ambasada ka bërë me dije se kosovarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Konsullatën e Nderit në Izmir Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll dhe Shërbimin Konsullor në Ankara.

Ndryshe një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan. Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se katër vik*tima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.

Përpos vik*timave vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.