Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.1 sipas shkallës Rihter goditi Tibetin mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të fundit, numri i viktimave nga tërmeti në Tibet është rritur në 95, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 130, raportoi Reuters.
Më shumë se 1.000 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa ekipet po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja dhe po shpërndajnë batanije dhe furnizime të tjera për të prekurit, raportojnë mediat shtetërore kineze.