Tërmet prej 5.4 ballëve në Turqi

Një tërmet me intensitet prej 5.4 ballëve të shkallës Rihter është regjistruar këtë mëngjes në Turqinë lindore. Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jug të Elazig dhe 20 kilometra në veriperëndim të Sivrice. Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.