Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Të*rmet në Shqipëri, lëkundjet e forta ndjehen edhe në Tiranë.
Sipas EMSC, tër*meti ishte me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 23 km në verilindje të Tiranës, 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.

Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës. Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:04.