Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet prej 2.3 ballësh dje ka lëkundur jugun e Maqedonisë së Veriut. Seizmologët thanë se tërmeti më tepër është ndjerë në Ohër dhe rrethinë.

Siç raportohet, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Peshtani në thellësi prej 12 kilometrave.
Tërmeti u ndje edhe nëpër disa vende të Maqedonisë së Veriut i cili nuk ishte edhe aq i fuqishëm.