Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Rreth orës 11:50 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dridhje tërmeti. Tërmeti është regjistruar 70 kilometra larg Shkupit, gjegjësisht në Çeshinovë, rajoni i Koçanit. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 2,9 njësive sipas shkallës së Rihterit, me një thellësi prej 2km.