Një tërmet është regjistruar në orët e pasdites me epiqendër në rajonin e Dibrës, rreth 120 kilometra në jug-perëndim të Shkupit.
“Në Shkup në ora 16:08, u regjistrua tërmet, epiqendra e të cilës gjendet në Republikën e Shqipërisë, 120 km në jug-perëndim të Shkupit, dhe i takon zonës së Dibrës”, raportojnë nga Observatori Seizmiologjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Tërmeti u regjistruar me magnitutë ML4.0, duke u ndjerë në vendbanimet perëndimor të RMV-së me shkallë të III-të në bazë të shkallës makroseizimike evropiane.