Tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Këtë mëngjes në orën 11:34 u regjistrua një tërmet në territorin e Maqedonisë.

Sipas informacioneve nga EMSC, tërmeti ndodhi tetë kilometra nga Kërçova, në një thellësi prej dy kilometrash.

Tërmeti kishte një magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter. Këtë javë, disa tërmete janë ndjerë në Maqedoni edhe atë në pjesën perëndimore. Ka pasur tërmete të moderuara në Maqedoninë perëndimore edhe në nëntorin e kaluar.