Tërmet në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në vendin tonë në orën 20:40.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Sërbinovës, me një thellësi prej 2 kilometra.

Lëkundjet nga tërmeti janë ndjerë në të gjithë vendin por me intensitet më të ulë.
Kjo pjesë e Maqedonisë, posaçërisht afër Liqenit të Mavrovës, ka qenë aktive për një kohë të gjatë, por sizmologët thonë se është një aktivitet i rregullt sizmik.