Tërmet në Maqedoni

Rrjeti sizmik i Republikës së Maqedonisë natën e kaluar, më 5 dhjetor 2020, 4 minuta pas mesnatës, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ishte në Shkup.
Tërmeti ishte me magnitutë Rihter prej 1.9.

Rrjeti telemetrik sizmologjik ka stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishëm tërmeti është ndjerë nga qytetarët në Shkup, me një intensitet prej III shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane