Tërmet në Korçë, ndjehet edhe në Maqedoni

Një tërmet, epiqendra e së cilës gjendet 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa buron nga rrethina e Korçës, Shqipëri pasdite është ndjerë edhe në vend.

Siç ka njoftuar Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 17 e 35 minuta.

Tërmeti ka qenë me magnitudë prej 3.5 ballë sipas Rihterit, ndërsa është ndjerë në pjesët jugperëndimore të vendit me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike.