Tërmet në Greqi

Tërmet i fortë ka goditur Greqinë pas mesnate. Lëkundja ishte me magnitudë 4.7 i Shkalles Rihter, sipas faqes EMSC.
Raportohet se lëkundja u ndje shume, deri në juglindje të Elbasanit.

Tërmeti ra rreth orës 03:18 sipas orës lokale në Greqi, me epiqendër 15 km në veri të Igumenicës, me thellësi 25 km.
Edhe mediat greke kane raportuar për lëkundjet, e fatmirësisht nuk flitet për të lënduar apo dëme materiale.